Thaçi i pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton për krijimin e qeverisë së re

E publikuar: 30/04/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe i ka informuar ata lidhur me hapat e krijimit të qeverisë së re.

Takimi i Thaçit me QUINT-in vjen menjëherë pasi është bërë publike se ka mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të formuar qeverinë e re, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë vendim të Thaçit nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje që e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin për krijimin e qeverisë së re që ata e konsiderojnë si anti-kushtetuese.

Thaçi në takimin me ambasadorët tha se i ka infpormuar ata që Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës duhet të respektohen nga të gjithë.

“Pata një takim me Ambasadorët e QUINT-it për të diskutuar çështjet aktuale politike në Kosovë. I informova ata për hapat e krijimit të qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe theksova se të gjithë duhet të respektojnë rendin kushtetues të Kosovës.”, tha presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Had a meeting with Quint Ambassadors and EU HoM to discuss current affairs in . Briefed them on the steps to form the new Gov in accordance w Constitution & laws, and emphasized that everyone must respect the constitutional order of Kosovo.

View image on Twitter