Burime brenda partisë së Hashim Thaçit i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se deputetët e kësaj partie tashmë kanë ndryshuar pozicion dh e kanë siguruar shefin e tyre se do ta mbështesin krijimin e Dhomave të Specializuara.
“Tashmë ekzistojnë numrat dhe çështja e Speciales do të përmbyllet gjatë javës. Janë diku katër deputetë brenda PDK-së që nuk do ta votojnë, por ky numër nuk do ta pamundësojë krijimin e Gjykatës, meqenëse pjesa tjetër do ta mbështesë. Presim që Specialja do ta marrë mbështetjen e diku 84 deputetëve, nga 80 sa nevojitet”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e PDK-së.
Sipas tij, lideri i partisë, Thaçi, pas sinjaleve pozitive që ka marrë nga deputetët e vet i ka siguruar diplomatët e Jashtëm se çështja e formimit të Dhomave të Veçanta do të përmbyllet deri në fund të javës.
“Edhe Qeveria e ka marrë mesazhin se është krijuar ambient i përshtatshëm për procedimin e amendamenteve kushtetuese, që i hapin rrugë Speciales, dhe presim procedimin e tyre, derisa seanca për Gjykatën ka gjasa të mbahet më 30 ose 31 korrik”, ka thënë zyrtari i PDK-së. /Zëri/
Thaçi i ka bërë votat, këtë javë votohet Specialja
NGA KATEGORIA