Thaçi – Haradinajt: Kërcënimet nuk do të ndodhin, bllokojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

E publikuar: 10/04/2017 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pasi ky i fundit ditë më parë e ka kërcënuar Serbinë me luftë, nëse vëllai i tij Ramush Haradinaj, ekstradohet në Serbi.

Presidenti në shkrimin në Facebook, u shpreh i bindur se një kërcënim i tillë nuk do të ndodhë sepse nuk ka ndodhur as gjatë luftës. Deklaratat e tilla Thaçi i quajti si deklarata që nxisin mllef, urrejtje e hakmarrje, dhe si të tilla që të kthejnë prapa në kohë.

Presidenti as këtu nuk la pa përmendur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Shkrimi i plotë:
Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur.
Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vëjnë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike.
Nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron.