Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook, ka shkruar se “sonte shumë grupe ekstremiste dhe neonaziste nga Europa lindore kanë paralajmëruar se do të provokojnë djelmoshat tonë në lojën kundër Ukrainës”.
“Fakti se sot flamuri i shtetit tonë valon në stadiume, palestra sportive, koncerte dhe konferenca, dëshmon se shteti ynë jo veç që ekziston dhe po përparon, por tashmë edhe po njihemi botërisht për krenarinë dhe dashurinë që e tregojmë kudo që ka artiste, sportistë, përfaqësues tonë në botë. Forca Kosova! Me fat Shqipëri!”, ka thënë Thaçi


















