Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, gati se e gjithë vëmendja ishte te konkluzionet e djeshme negative të Këshillit Europian, sa i përket liberalizimit të vizave.
Zv/Kryeministri Hashim Thaçi, njiherit edhe Ministër i Jashtëm u shpreh shumë i nervozuem sot, bile ma shume se në statusin e djeshëm në facebook.
Ai ftoi të gjithë qytetarët me dalë me protestue para zyrës së BE’s në Prishtinë.
Ai përsëriti se mosmarrja e liberalizimit të vizave rrezikon që në Kosovë me u rritë ekstremizmi fetar e politik. Simbas Thaçit, Kosova mundet me u përballë përsëri me ndonji emigrim masiv, njajtë si vitin e kaluem.
Ministri i Jashtëm ironizoi edhe me fjalët e zyrtarëve të BE’s, të cilët në çdo deklaratë apo raport thonë se Kosova asht në rrugë të mirë drejt integrimeve europiane.
Simbas tij, nuk i duhet viza politikanit, kur të njajtën mundësi nuk e ka edhe studenti, punëtori e nënpunësi civil.
Thaçi ka kërkue prej BE’s, që me i vlerësue realisht arritjet e Kosovës.
Edhe pse ma i qetë se vartësi i tij, as Kryeministri Mustafa nuk që i kënaqun me konkluzionet e Këshillit Europian. Simbas tij, Kosova ka plotësue të gjitha kriteret e rekomandimet e kërkuema nga BE për marrjen e liberalizimit të vizave.
Kryeministri tha se sot në mëngjes asht takue me Përfaqësuesin Special të BE’s në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili e ka njoftue se se dokumenti i djeshëm nuk asht final, sepse fjala e fundit pritet me u thanë gjatë ditëve të ardhshme.
Mustafa tha se Marrëveshja për Stabilizim-Asociim nuk e ka vlerën e duhun nëse qytetarët mbesin të izoluem mbrenda territorit të Kosovës.
Simbas Mustafës, qytetarët e Kosovës munden me jetue edhe edhe pa liberalizim, mirëpo keanë me jetue shumë ma keq se qytetarët e tjerë të Europës.
Vetëm mbas këtyne deklaratave, Qeveria nisi mbledhjen simbas rendit të ditës, tu’ shqyrtue e miratue disa propozim-vendime e tu’ i nisë ato për në Kuvend.