Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se përkundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, nuk është mirë të keqinformohet opinioni në raport me Francën, pasi që shteti francez është aleat i madh i Kosovës.
“Nuk duhet të keqkuptohemi dhe të keq-informojmë opinionin. Franca është një nga shtetet që ka mbështetur Kosovën edhe në vitet më të rënda”, pohoi Thaçi në këtë intervistë ekskluzive.
“Franca është njëra ndër vendet që fuqishëm ka mbështetur organizimin e Konferencës në Rambuje”.
“Franca është ndër vendet e para që ka mbështetur SHBA-në për të intervenuar ushtarakisht. Franca ka qenë dhe do të mbetet aleate e Kosovës”.
“Kosova ka telashe me Serbinë dhe pasivitetin e Bashkimit Europian”, dhe jo me Francën, ka thënë Thaçi.

















