Dy të parët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë vizituar degën e PDK-së në Gjilan.
Thaçi ka thënë se çelësi i suksesit të tyre është dialogu dhe se askush nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa program të qartë, transmeton Koha.net.
“Askush nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa program të qartë dhe pa vizion për qytetarin. Kemi qenë tolerantë dhe besojmë se dialogu është çelësi i suksesit tonë. Fitoren e merr nga kutia e votimit, nga fitorja elektorale, këtë kulturë demokratike e konsiderojmë vlerë dhe arritje në vendin tonë, kjo duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Hashim Thaçi, teksa vazhdoi duke lavdëruar degën e Gjilanit, për të cilën mendon se do t’i fitojë zgjedhjet.
Ndërsa në fjalën e tij, zëvendës kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se PDK-ja është për marrjen e përgjegjësive të reja, por që opozita po përpiqet të pengojë vullnetin qytetar.
Kryetari i degës së PDK-së, në Gjilan, Zenun Pajaziti tha se qytetarët e Gjilanit po e kërkojnë vrullin, dinamikën dhe projektin e PDK-së, ndërkohë që shprehi besimin në suksesin e Thaçit president.


















