Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzim për bashkëluftëtarët e tyre

E publikuar: 22/09/2016 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 18 vjetorin e rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrovci, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka përkujtuar ata, duke i quajtur frymëzim për bashkëluftëtarët.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Fehmiu e Xheva ishin të pandarë në realizimin e objektivave të tyre për pavarësinë e vendit.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.

Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre. HTH.