Zavendëskryeministri, njiherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka vazhdue udhëtimin e tij për në Paris, vetëm disa ditë mbasi ishte për vizitë zyrtare në Britani.
Këtë e ka ba të ditun vetë Thaçi, përmes nji postimi në Facebook.
“Lobimi për anëtarësimin e Kosovës n’UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare”, ka shkrue Thaçi.
Takimi i Thaçit me zyrtarë t’UNESCO’s në Paris po bahet pak ditë para se kjo organizatë me shqyrtue kerkesën për pranimin e Kosovës.