Thaçi: Edhe Monako përkrahë Kosovën në UNESCO

E publikuar: 28/09/2015 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar në Facebook se, edhe “Principata e Monakos e nënshkroi si ko-sponsore kërkesën e Kosovës për anëtarësi në UNESCO”.
“Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar bashkë me neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet në Bordin Ekzekutiv gjatë javës së tretë të tetorit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.