Thaçi: E vërteta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do t’i dhembë dikujt

E publikuar: 15/02/2018 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se do të zbulohet kush kanë qenë vrasësit e liderit të IQ-së SDP Oliver Ivanoviqit dhe se e vërteta ka për t’i dhimbsur dikujt, transmeton Koha.net.

Ai në një intervistë për mediumin serb N1 ka thënë se motivet e krimit janë të natyrës kriminale.

“Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po vazhdon. Tash për tash nuk ka indice që aludojnë për vrasje me motive etnike, ndërsa informatat e para thonë se ajo është bërë për motive mafioze. Do të bashkëpunojmë me autoritetet serbe për të pasur informata përkatëse. E vërteta do të dalë në shesh, dhe ajo dikujt ka për t’i shkaktuar dhimbje”, ka thënë Thaçi duke shtuar se bëhet fjalë për rezultatet preliminare të organeve hetuese.

“Më tutje nuk mund të flas. Janë institucionet relevante që do t’i japin rezultatet e veta. Por, megjithatë, ndoshta, ekzistojnë struktura kriminale të lidhura me qarqe të caktuara politike”, ka thënë Thaçi./koha.net/