Lajmet

Thaçi e Pahor hapin forumin ekonomik Slloveni-Kosovë

07.06.2016 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi e Pahor hapin forumin ekonomik Slloveni-Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, ka marrë pjesë sot edhe në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovë-Slloveni, të organizuar nga dhomat ekonomike të Sllovenisë dhe të Kosovës.

Forumi është hapur nga presidenti Thaçi dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor, transmeton Koha.net

Presidenti Thaçi u shpreh se Sllovenia, si investitorja e dytë më e madhe në Kosovë, është partnere e rëndësishme ekonomike e Kosovës.

“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe inkuadrimi në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përbëjnë një konfirmimin të radhës të përkushtimit të Kosovës në jetësimin e reformave të thella në ekonomi, politikë dhe sundim të ligjit”, ka thënë Thaçi para të pranishmëve.

I pari i vendit, sipas komunikatës së Presidencës, theksoi se këto të arritura të Kosovës reflektojnë një besim më të madh të bizneseve për të investuar në Kosovë dhe për potencialet e Kosovës për zhvillim ekonomik.

Nga ana tjetër, homologu i presidentit Thaçi, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha Sllovenia ka përvojë të çmueshme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se shtetet e tjera duhet të marrin shembull nga shteti slloven.

Zëvendëspresidenti i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë së Sllovenisë, Martin Novshak, tha se ky forum është rast i mirë për të kërkuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ndërsa, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se diskutimet janë posaçërisht të përqendruara në çështjet që kanë të bëjnë me Evropën, ekonominë, mjedisin, arsimin dhe përvojën.

Të pranishëm në këtë forum ishin edhe kryetari i komunës së Shtimes, ai i Rahovecit, Istogut, Lipjanit dhe Kastriotit, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike të Kosovës dhe afaristë nga Kosova dhe Sllovenia.

Ndërkaq, dje, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga krerët e shtetit slloven, homologu i tij, Borut Pahor, kryeministri Miro Cerar, si dhe kryebashkiaku i Lubjanës, Zoran Jankoviq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje