Thaçi e nis fjalimin me urimin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Festë madhështore

E publikuar: 18/02/2026 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti Hashim Thaçi fjalën e tij në sallën e gjyqit e ka nisur me urimin për gjithë shqiptarët për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Dje në Kosovë u shënua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e zemrave të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e demokratik. Dëshiroj që nga kjo sallë të përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore.”