Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot është duke qëndruar në një vizitë në Shqipëri.
Presidenti Thaçi, në një takim që ka pasur me homologun e tij, Ilir Meta, kanë biseduar për vazhdimin e dialogut Kosovë dhe Serbi.
Kështu ka bërë të ditur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një postim të tij në rrjetin social Facebook.
Presidenti Meta ka shkruar se bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane në rajon.
“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik. Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE. Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë”, ka shkruar Presidenti Meta, në Facebook.
Presidenti Thaçi do të zhvillojë takim edhe me kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/