Hashim Thaçi sqaron deklaratën për bishtin nën shalë! E kam pasur fjalën për liderët e opozitës!

E publikuar: 19/02/2016 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pauzës së seancës së ndërprerë nga gazi lotsjellës, ka thënë se veprimet e opozitës janë vazhdimësi e sjelljeve primitive, të shëmtuara për demokracinë në Kosovë.
Kjo sipas tij, është “një fytyrë e vërtetë e eprorëve opozitarë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Asnjë fuqi çfarëdo të jetë, nuk do të mund ta ndalë punën e institucioneve. Partnerët e koalicionit janë të angazhuar që kjo gjendje të tejkalohet, pavarësisht reagimeve”.

Ai u ka bërë përsëri ftesë opozitës për zhvillim të dialogut.

“Sot është një seancë që është i lidhur me liberalizimin e vizave, andaj pengimi i saj është pengim për integrime”.

Thaçi ka folur edhe rreth deklaratës së tij të para dy ditëve, ku kishte thënë se “janë larguar nga protesta, me bisht nën shalë, si qyqarë”.

Sipas Thaçit, kjo deklaratë iu është “dedikuar” tre liderëve opozitarë, të cilat ai i quan “eprorë”.

“Deklarata ime ka qenë e drejtuar nga tre eprorëve opozitarë. Më vjen keq për keqkuptimet që kanë mundur të ndodhin”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.