Thaçi: Dy parti opozitare më thërrasin në telefon për të hyrë në Qeveri (VIDEO)

E publikuar: 26/10/2015 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se dy parti nga Opozita mezi presin të hyjnë në qeveri dhe për këtë kanë shprehur interes.

“ Është e vërtetë se dy parti mezi presin të hyjnë në Qeveri edhe vazhdimisht dërgojnë mesazhe se duan të hyjnë në qeveri dhe të dalin nga kjo situatë. Madje edhe gjatë senacës së kaluar ka pasur mesazhe prej deputetëve të tyre dhe njëri nga liderët e tyre dhe Vetëvendosja ta then qafen pastaj,” ka thënë Thaçi në Zona B, njofton Klan Kosova.