Thaçi: Donika Kadaj-Bujupi, një Timoshengko, një Merkel, zonjë e hekurt

E publikuar: 22/11/2015 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarja e Këshillit Drejtues të Aleacnës për Ardhmerinë e Kosovës Aferdita Thaqi, e quan zonjë të hekurt deputeten e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

Thaqi thotë se Kadaj-Bujupi bashkë me frontin opozitar të popullit ka arritur që guximshëm të ndal funksionalizimin e dy marrëveshjeve, asaj për demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e Komunave Serbe.

Thaqi e krahasaon Kadaj-Bujupin me Tina Timoshenkon nga Fronti Opozitar Ukraines e cila ishte e dënuar me tre vite burgim, dhe me Angela Merkelin, kancelarën e Gjermanisë, e cila ishte e dënuar me 10 vite burgim në mungesë, e cila kërkoi liri, demokraci dhe bashkim të të dy Gjermanive.

“Edhe ti kolegija ime! Pushteti i njeriut të Rrahman Morines nuk mundet të ndal dhe nga qelia politike ku gjindesh tani. Ti do jesh zëri i frontit opozitar. Sepse vetem kështu po përndjeket njeriu i ish-sistemit Jugosllav ( Kryeministri në ikje Isa Mustafa ) që ti eliminojë kundërshtarët politikë duke e keqëpërdor aparatin politiko-policor-prokurorial-gjyqësor. Dhe duke berë thirrje publik për përndjeke klasike ndaj teje dhe kolegëve të frontit opozitar për ta ndalur zërin e se vërtetes në Parlamentin e Kosovës.”

Thaqi përfundon se Kadaj-Bujupi shpreson të i kthehet shumë shpejtë parlamentit të Kosovës aty ku e ka vendin.