Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

E publikuar: 11/10/2020 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitave në Bruksel dhe SHBA ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ketë vetëm një rend dite – çështjen e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.

Ai gjatë një vizite në SHBA ka dhënë një intervistë për RTV 21, ku ka bërë të ditur detaje nga takimet me zyrtarë të shtetit amerikan.

“Pas vizitës javën e kaluar në Bruksel ku diskutova me të ngarkuarin special të Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ishte e domosdoshme që të jem edhe në SHBA, në mënyrë që në këtë fazë të dialogut, por edhe hapave tonë të mëtutjeshëm për integrime euroatlantike të jemi në Uashington dhe pata kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së SHBA-së për hapat që duhet t’i ndërmarrë Kosova aktualisht, por edhe në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se në Bruksel dhe SHBA ka kërkuar që dialogu të ketë vetëm një rend dite, çështjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

“Ne duhet të vazhdojmë këtë proces duke filluar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti”, u shpreh presidenti Thaçi.