Lajmet

Thaçi dhe Nikoliq në Samitin e Sarajevës

28.05.2016 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi dhe Nikoliq në Samitin e Sarajevës

Në Sarajevë ka filluar punimet Samiti 100, një nismë që mbledhë afaristë nga rajoni, dhe që i paraprinë Samitit të Bërdo-Brionit, të Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Sarajevë për herë të parë në këtë nivel merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ftesën e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq..

Në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës, ka filluar punimet Samiti 100, një nismë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit. Moto e Samitit 100, që zhvillon punimet prej 27 deri më 29 maj dhe që mbledhë afaristë nga të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, “Marrëveshja për një Epokë të re” është tejkalimi i dallimeve dhe përkushtimi për projektet që integrojnë ekonomitë e vendeve të rajonit.

Samiti 100 është nismë që përpara 5 vjetësh u nis nga Asociacioni i Menaxherëve të Serbisë, Lidhja e Punëdhënësve të Kroacisë dhe Lidhja e Menaxherëve të Sllovenisë si dhe Fondacioni Atllas nga Mali i Zi. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe afaristë nga vendet e tjera përfshirë edhe Kosovën.

Në punimet e Samitit u tha se “ka ardhur koha që vendet e rajonit ta kuptojnë se janë mundësi e mirë për njëra tjetrën dhe jo rrezik”. Gjatë ditës së shtunë në punimet e këtij Samiti morën pjesë edhe presidentët e vendeve të rajonit, që do të zhvillojnë takimin e tyre në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionit.

Mikpritësi i sivjetëm i nismës për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe të nxitjes së dialogut të vendeve të rajonit me BE-në, është Presidenca e Bosnjë Hercegovinës ndërkohë që është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç dhe i Sllovenisë Borut Pahor, dy vende anëtare të BE-së që kanë nisur edhe gjithë procesin e Bërdo-Brioni.

Pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkohë që organizatorët kanë thënë se edhe President ii Serbisë, Tomisllav Nikoliç, e ka konfirmuar ardhjen e tij në Sarajevë. Ndryshe thuhet se Presidenti serb, Nikoliç, do të qëndrojë për herë të parë në Sarajevë që prej marrjes së mandatit të presidentit.

Në Samit merr pjesë edhe president ii Shqipërisë Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Këtë vit mysafir nderi është Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, transmeton rel.

Në margjina të Samitit janë paraparë edhe takime të presidentëve të cilët do të bisedojnë për çështjet e hapura ndërmjet vendeve të tyre kurse vetë Samiti do të trajtojë temat e bashkëpunimit rajonal integrimeve euroatlantike dhe normalizimit të marrëdhënieve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart