Në mbledhjen e parë të Qeverisë mbas dështimit për pranimin e Kosovës n’UNESCO, Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, veç lobimit racist të Serbisë, ka fajësue edhe opozitën për mosanëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë.
Megjithatë, simbas tij, mospranimi i Kosovës nuk i minimizon arritjet e evidentueme edhe në Raportin e Progresit.
Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda i quen ‘lojna’ deklaratat e Ministrit të Jashtëm.
Edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën thotë se nuk duhet me u drejtue gishti veç nga opozita, sepse për dështimin n’UNESCO duhet me dhanë llogari Qeveria.

















