Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale, Xhavit Halitin.
Thaçi ka thënë se Haliti ka dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.

















