Thaçi dekoron Dua Lipën me medalje, ajo lumturohet nga kjo (Foto)

E publikuar: 10/08/2016 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Thaçi i ka ndarë këngëtares kosovare medaljen e meritave. Thaçi ka thënë se suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve dhe për çka krenohemi të gjithë.

“Suksesi i Duas është suksesi i të gjithë që krenohemi të gjithë. Për të sotmen dhe të ardhmen dhe besoj që ky është vetëm fillimi. Ky ishte viti i Kosovës, i Duas, i Majlindës, i Ritës dhe gjithë atyre Futbollistëve kosovarë nëpër botë.

Si president i Kosovës kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhurojë Dua Lipës Për kountibutin e vecantë këtë medalje të meritave”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër Dua Lipa ka thënë se është krenare që është shqiptare.

“Dua Lipa – po ndihna shume e lumtur dhe jam shume e krenare qe jam shqiptare, jam shume e lumtur qe mund ta prezantoj vendin tim. Është një ndjenje e pa përshkruar”, ka thënë Dua.

thaciduaaa