“I nderuari gjykatës, akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht”, tha ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ish-presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi në seancën e parë që po mbahet ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka thënë se i hedh poshtë të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur ndaj tij.
“I dëgjova dhe i kam lexuar, dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi kur u pyet sa i ka kuptuar akuzat që janë në aktakuzën e konfirmuar ndaj tij.
Kjo është paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit në Hagë prej kur i është konfirmuar aktakuza me pretendime për krime lufte.
Thaçi ka udhëtuar në Hagë më 5 nëntor të këtij viti, pasi aktakuza ndaj tij u konfirmua ai dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.
Një ditë më vonë EULEX-i bastisi edhe shtëpinë e tij në Prishtinë.

















