Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se në muajin mars të vitit 2016, Hashim Thaçi do të bëhet president i Kosovës dhe atë me votat e qytetarëve.
“Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt do të kurorëzojë edhe një nga fitoret e mëdha, e cila do të jetë fitore historike e PDK-së, një garë të cilën do ta kemi shumë shpejt për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi”, ka thënë Veseli në Kuvendin e IV-të Zgjedhur të Gruas Demokratike.