Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e III të Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”. Thaçi ka deklaruar se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë me Kosovën.
“Bashkim Evropian është duke u vonuar padrejtësisht me Kosovën” ka thënë Thaçi.
Ndërsa Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se Kosova nuk është duke kërkuar rrugë të shkurtë për në BE, mirëpo po pret kur BE dhe Kosova të jenë gati./Gazeta Tribuna/