Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës është shprehur i zhgënjyer me vonesat e BE rreth Kosovës. “Kjo është fyerje direkt që po i bëhet qytetarëve të Kosovës”.
“Kemi punuar për tërë këto vite të gjitha kritereve të standardeve për të fituar të drejtën si gjithë qytetarët për të drejtat që na takojnë për jo vetëm kuptimin gjeografik të trajtohemi si evropian. Sërish edhe sot jam i zhgënjyer me BE për vonim të liberalizaimit”.
Thotë se e konsideron si provokim të rëndë dhe rezultat i paaftësisë së BE’së.
Qytetarëve të Kosovës duhet tu thuhet e vërteta. Kemi implementuar në tërësi kriteret e kërkuara për liberalizim. Ata kanë kërkuar kritere shtesë edhe ato i kemi dorëzu, dhe sot nuk pranohemi. Është një marrëzi të shtyhet ky proces”.
Është koha e fundit sipas tij që Kosovës duhet t’i thuhet se ai ka kryer punët mirë apo jo, njëjtë sipas tij vlen edhe për qytetarët.
“Jemi lodhur me formulime shterpe se jemi më evropian si gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Është e vërtet që nuk ka dal raporti… Ne jemi më evropian se qytetarët e rajonit. Sot opinioni në Kosovë dhe në shumë vende të BE’së është shumë evropian dhe pro NATO’s. Ky orientim nuk është as i nevojë e asi zorit në kuptimin fizik, por mishërim i vlerave tona. Ky realitet kosovar do ta thërras lidershipin e BE’së për vendim të drejtës për Kosovën. Këto vonesa të absurde dhe të qëllimshme janë të padrejta për Kosovën, por edhe mund të nxisin fenomene negative për neve dhe do të fajësohemi ne. Është e vërtet se Kosova vazhdon të mbetet kampionë kundër luftës ndaj terrorizimit, por edhe është ë vërtet që duhet të lëvizim përkraha BE’së”.