Thaçi anulon shkuarjen në New York, shkak situata e përshkallëzuar

19.11.2015 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi anulon shkuarjen në New York, shkak situata e përshkallëzuar

Organi Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë sot në New York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.
Në seancën e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Washington DC, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq.

Mosardhja e zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Kosovë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe.

Bosht i raportit të fundit për zhvillimet në Kosovë, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka qenë thirrja për ndalje të dhunës për ç’gjë ai ka akuzuar drejtpërdrejt partitë opozitare.

“E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë,” thekson në raport Sekretari Ban.

Mbi bazë të këtij reflektimi të Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit, sot pasdite në New York Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë mbi raportin që përfshin periudhën raportuese prej 16 korrikut deri më 15 tetor.

Raporti thekson se janë ‘marrëveshjet e 25 gushtit që kanë nxitur protesta nga partitë opozitare të Kosovës, në përbërje të “Vetëvendosjes,” “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” dhe “Iniciativës për Kosovën”. Sekretari Ban në mënyrë kronologjike ka regjistruar në raport incidentet dhe ndërprerjet e punës së Kuvendit si rezultat i hedhjes së gazit lotsjellës dhe dhunës tjetër të përdorur. Veprimet që janë parë në tetor, sipas Sekretarit të Përgjithshëm janë ‘të papajtueshme me parimet dhe normat e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren