Kryetari i PDK’s Hashim Thaçi, ka anulue ardhjen e simpatizantëve të PDK’s në Prishtinë për me festue zgjedhjen e tij si President i vendit.
Burimet e RTV Dukagjinit kanë rrëfye se kjo asht ba për me u shmangë ballafaqimet me protestuesit e tri partive opozitare.
Por festa ka me u mbajtë në tana komunat e Kosovës.
“Ftoj të gjithë simpatizantët, aktivistët dhe strukturat e PDK-së që të festojnë nëpër komunat e Kosovës pas votimit të Presidentit të Kosovës”, u ka thanë shefi i PDK’s, strukturave të nalta të partisë.
Simbas të njajtit burim, shefi i PDK’s ka kërkue nga strukturat që ky mesazh me u përcjellë te secili simpatizantë, tue kërkue festë të madhe e të qetë.