Ky sezon po shkon në mënyrën më të mirë për skuadrën e Allegrit, pasi Juventusi përvec së është në rrugë të mbarë për të fituar titullin e 4-t kampion radhazi.
Carlos Tevez është njeriu i momentit te Juventusi. Ishte pikërisht ai që kualifikoi bardhezinjtë në cerekfinalet e Championsit dhe sërish Apashi me një gol të tijin i dha fitoren 1-0 Juventusit ndaj Genoas në sfidën e fundit të kampionatit. Ky sezon po shkon në mënyrën më të mirë për skuadrën e Allegrit, pasi Juventusi përvec së është në rrugë të mbarë për të fituar titullin e 4-t kampion radhazi në Itali ka shanse të mira për të ecur gjatë edhe në Uefa Champions League. Me fitoren ndaj Genoas bardhezinjtë ruajtën avantazhin prej 14 pikësh kundrejt Romës në kampionat, por Carlos Tevez kërkon nga skuadra e tij që ta fitojë sa më shpejt të jetë e mundur titullin në Serinë A, në mënyrë që të përqëndrohet maksimalisht te dy sfidat cerekfinale te Championsit ndaj Monacos.
“Jemi në një moment të mirë, aktualisht skuadra po kalon një formë të shkëlqyer dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tashmë objektivi ynë është të fitojmë titullin kampion sa më shpejtë pasi duam të mendojmë vetëm për dy ndeshjet ndaj Monacos që do të kemi muajin e ardhshëm”.
Carlos Tevez është duke zhvilluar një sezon fantastik me Juventusin. Sulmuesi argjentinas kryeson listën e golashënuesve të Serisë A me 16 finalizime edhe pse ndaj Genoas pasi realizoi golin që i dha fitoren bardhezinjëve ai humbi një 11-metërsh. Megjithatë fakti që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë nuk e shqetëson aspak 31-vjecarin.
“Kjo ishte hera e dytë që unë humbas një 11-metërsh që nga momenti që jam bërë pjesë e Juventusit. Fillimisht kam gabuar në një sfidë ndaj Napolit. Gjithsesi gjëja më e rëndësishme është që Juventusi mori këto tre pikë dhe skuadra vijoi ecurinë e fitoreve radhazi”./supersport.al/