Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më maltretonte

E publikuar: 03/01/2025 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë.

Autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës i cili ndodhet në spital ka pranuar se e ka kryer vrasjen ku si shkak që çoi deri te vrasja sipas tij ishte maltretimi qe viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital. /Alsat.mk