Tetë vjet pavarësi – vështrim mbi të arriturat dhe dështimet e Kosovës

17.02.2016 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Për tetë vjet shtet, diplomacia kosovare ka arritur të sigurojë 111 njohje. Pavarësimin e shtetit të Kosovës, në vitin e parë e përkrahën një numër i madh i vendeve të botës. Sukseset në këtë proces ngecën vitin që shkoi, ku Kosovën e njohën ndërkombëtarisht vetëm tri shtete.
Shpallja e Kosovës shtet i pavarur, në vitin 2008, mori 53 njohje. Vit ky që deri më tani konsiderohet të jetë më produktivi në këtë aspekt.

Njohjet pësuan rënie menjëherë në vitin 2009, ku për 12 muaj Kosovën e njohën 11 shtete, derisa një vit më vonë ishin tetë shtete që pranuan pavarësinë e Kosovës.

E në vitin 2011 Kosovën e njohën 12 shtete, numër i njëjtë me vitin 2012.

Viti 2013 u shënua me tetë njohje. Derisa 2014’a i solli katër të tilla.

Viti që shkoi, ku në krye të diplomacisë kosovare qëndroi zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, u mbyll me tri njohje.

Analisti Driton Selmanaj konsideron se, nga viti në vit, Kosova përveç që nuk ka ecë përpara në diplomaci, ajo veç sa ka shënuar regres. Kjo, sipas tij, ndodhë për shkak të krizës politike të brendshme në Kosovë.

“Kishim një vlug të njohjeve, në vitin 2008, 2009 e 2010. Më pas sikur ky trend filloi të binte, duke rënë drastikisht ndoshta vitin e kaluar. Për tërë vitin ne nuk kemi pas më shumë se tre njohje, ndërkohë kishim disa hapa regres, dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, pastaj rezoluta e asamblesë së përgjithshme të këshillit të Evropës. Këto dy elemente sikur na dëshmuan që ne në fushën e diplomacisë, jo që po shënojmë progres por kemi filluar të shënojnë regres, dhe kjo është besoj humbja më e madhe për diplomacinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, tha ai.

Selmanaj tha për KosovaPress se arsye tjetër për mos-sukses mundtë jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme, ngase ai thotë se Thaçi është një person që nuk gëzon reputacion të veçantë në botë.

“Megjithatë zoti Thaçi nuk duket se gëzon kredibilitet për të qenë në krye të diplomacisë së Kosovës. Nga ana tjetër, kriza politike e brendshme, e vazhdueshme, gazi lotsjellës e kështu me radhë, sikur janë mesazhe jashtëzakonisht të këqija”, thotë ai.

Sipas Selmanajt, ai sukses i njohjeve që ka shënuar Kosova nuk i atribuohet diplomacisë së vendit, por ndërkombëtarëve.

Serbia e Rusia mbesin vendet që kundërshtojnë zëshëm Pavarësinë e Kosovës.

Përpjekjet për të penguar zhvillimin e Kosovës në shumë fusha, janë të vazhdueshme nga të dy vendet.

Kjo u dëshmua edhe gjatë procesit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ku të dy vendet që po kundërshtojnë pavarësimin e Kosovës, ishin të ashpër në fushatat e tyre kundër pranimit Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Sot, në tetë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Kosovën vazhdojnë të mos e njohin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian: Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit