Tetë të vdekur dhe 88 raste të reja me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 25/09/2021 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.Në total numri i rasteve aktive është 4.800.