Tetë futbollistët e vetëm që kanë fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë (Foto)

E publikuar: 19/12/2017 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në historinë e futbollit janë vetëm tetë futbollistë që kanë arritur t’i fitojnë tre nga titujt më të çmuar në botën e futbollit: Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.

Historia e futbollit është e madhe me shumë trofe dhe çmime të fituara ndër vite: trofe ndërkombëtar, kombëtar e ekipor.

Megjithatë, edhe përkundër se kanë luajtur shumë lojtarë të mirë dhe legjenda, jo të gjithë kanë mundur të fitojnë tituj të rëndësishëm ekipor dhe individual.

Kjo pasi, në gjithë historinë e futbollit janë vetëm tetë futbollistë që kanë arritur t’i fitojnë tre nga titujt më të çmuar në botën e futbollit: Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.

Në këtë listë nuk gjendet dy nga emrat më të njohur të gjithë historisë së futbollit, dy futbollistët më të mirë aktualisht në botë tash e 10 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dhe Messi nuk gjendet këtu!

Sulmuesi argjentinas dhe ai portugez kanë arritur të fitojnë nga katër herë Topin e Artë dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve, por asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre.

Tetë futbollistët e vetëm që kanë fituar tre nga trofetë më të rëndësishëm në botë i përkasin katër kohës së vjetër dhe katër tjetër kohës moderne të futbollit.

Nga koha e vjetër janë legjendat: Bobby Charlton, Paolo Rossi, Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer, ndërsa legjendat  e futbollit modern janë: Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Leite Kaka. /Telegrafi/

Më poshtë keni fotografinë që tregon vitet kur i kanë fituar trofetë këta tetë futbollistë: