Tetë aktivistët e Vetëvendosjes në liri

E publikuar: 02/12/2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tetë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, që u arrestuan në operacionin e Policisë për kapjen e deputetit Albin Kurtit, u është hequr masa e paraburgimit. Kjo pasi që Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, dhe tetë personave u’a ka vënë masën e paraqitjes në stacionin policor.

Lajmin për Klan Kosovën, e ka konfirmuar avokati Veton Rrecaj, që në këtë rast mbron aktivistin Floriand Zekaj. Ai ka thënë se Gjyakta e Apelit, e ka marr këtë vendim pas ankesës së palëve mbrojtëse, dhe se nuk ka pasur prova të mjaftueshme që këta persona të qëndrojnë nën masën e paraburgimit.