Testohet motori më i madh në botë i aeroplanit (Foto/Video)

E publikuar: 17/03/2018 03:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet e publikuar më poshtë shfaqin motorin më të madh në botë, që ndonjëherë është montuar në një aeroplan komercial që pritet të nis fluturimet gjatë vitit 2020.

Motori GE9X që është më i gjatë dhe më i gjerë sesa ai që është i vendosur në Boeing 737, është ndërtuar enkas për versionin e ri të “mega-aeroplanit 777X, transmeton Telegrafi.

General Electric ka realizuar fluturimin e parë testuar, pasi për shkak të disa problemeve teknike janë detyruar ta shtyjnë prodhimin serik për vitin 2020.

Motori ka helikën në diametër prej 340 centimetrave, dhe është montuar e testuar në një aeroplan në Victorville të Kalifornisë. Ky motor pritet të montohet gjatë vitit 2020 në aeroplanin 777X, që do të ketë krahët më të gjerë se çdo fluturake tjetër me 71.8 metra.

Por nuk do të jenë krahët dhe motori të mëdhenj, 777X do të jetë edhe brenda për 46 centimetra më i gjerë se çdo aeroplan tjetër. Ai do të mund të akomodoj 406 pasagjerë, 34 më shumë sesa Airbus A350-1000. /Telegrafi/