Javën e kaluar Tesla prezantoi super makinën Roadster dhe gjysëm kamionin Tesla Semi, por kompania zbuloi një tjetër produkt i cili nuk mori aq vëmendje sa dy të parët.
E shquar për makinat elektrike, Tesla prezantoi një bateri të jashtme e cila mund të përdoret për të ngarkuar baterinë e telefonin tuaj Android ose iPhone në lëvizje.
Mund tu duket e çuditshme por kompania prodhon bateri për konsumatorët siç është Tesla Powerwall e cila shfrytëzohet për furnizimin e me elektricitet të shtëpive sidomos në rast fatkeqsish natyrore.
Tesla Powerbank shitet nga uebsajti i kompanisë dhe ka të njëjtën qelizë të përdorur në makinat Model X dhe S.
Teknikisht bateria nuk ndryshon shumë nga bateritë e tjera të jashtme dhe çmimi prej 45 dollarësh është goxha i kripur.
Megjithatë disa prej tyre janë kompatibël vetëm me një model telefoni. Tesla ka shpenzuar kohë dhe energji edhe në dizajnin e jashtëm.
Powerbank është i hollë kompakt dhe i lehtë për tu mbajtur. /PCWorld Albanian