Aksionet e Tesla ranë me 2% pas u bë i ditur lajmi se prodhimi i Modelit 3 do të hasë vështirësi dhe vonesa të mundshme.
Tesla filloi prodhimin e makinës në Korrik dhe pas tre muajsh ka dërguar tek blerësi vetëm 220 prej tyre dhe prodhuar vetëm 260.
Prodhimi i 260 modeleve ishte shumë larg pritshmërive prej 1,500 si dhe hedh dyshime mbi premtimin e Tesla për të prodhuar 5,000 modele në javë deri në fund të vitit.
Ishte pikërisht kjo performancë e dobët e cila nxiti rënien e vlerës së aksioneve të kompanisë së shquar të makinave elektrike.
Tesla dita ditës po ndjen konkurrencën e General Motors kompani e cila bëri të ditur se do të prodhojë 20 modele makinash elektrike me bateri deri më 2023.
Aksionet e Tesla tregtoheshin me 334.97 dollar ndërsa të General Motors me 42.90 dollar. /PCWorld Albanian