“Tesla Medical” vlerësohet si ndër më të mirët në Mal të Zi (Video)

E publikuar: 31/12/2017 03:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucioni privat shëndetësor në Berane të Malit të zi, spitali “Tesla Medical”, është i vetmi spital i cili vjen me shërbime për pacientë dhe me oferta e çmime të mira për shërbimet e ofruara shëndetësore.

Drejtori i këtij institucione shëndetësor, Dragan Markoviq, ka thëne se duke ndjekur trendët e fundit botëror në shëndetësi, edhe spitali “Tesla Medical” është në hap me kohën e me aparaturën më të re në treg.

Doktor Drazhan Sekularac ka thëne se një nga departamentet më të zhvilluara të “Tesla Medical” është edhe rezonanca magnetike, stafi mjekësor i të cilit siguron të gjithë pacientët me probleme shëndetësore. Përmes kësaj rezonance thotë se shërimi i tyre është i garantuar.

Pos tjerash, në “Tesla Medical” analizat realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne.

Dragan Markoviq ka thëne se Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në “Tesla Medikal” është qendra private më e rëndësishme në Mal të Zi për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë Laparaskopike. /RTV D/