Tesla kërkon që Martin Tripp të paguajë aq sa qimet e kokës. Ish punonjës i kompanisë akuzohet nga shefi ekzekutiv për sabotimi i Tesla dhe kërkon nga ai 167 milion dollarë.
Prodhuesi i makinave elektrike paditi Tripp në fillim të vitit duke akuzuar për vjedhjen e informacioneve dhe transferimin tek palë të jashtme.
Tripp ka pranuar se ka shkruar një softuer i përdorur për të hakuar sistemin operativ të Tesla si dhe transferuar të dhëna në madhësinë e gigabajtëve tek entitete të jashtme.
Nga ana tjetër ai kishte paditur kompaninë për manipulimin e informacionit për investitorët si dhe shitjen e makinave me probleme kritike sigurie.
Tesla ka mohuar akuzat e Tripp i cili ka publikuar edhe foto për të vërtetuar pretendimet e tij. /PCWorld Albanian