Në Prishtinë po mbahet Konferenca regjionale për luftën kundër terrorizmit. Në këtë konferencë po marrin pjesë drejtorët e policive nga Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, raporton Tribuna Channel.
Të pranishmëve u është drejtuar edhe ambasadorja amerikane, Tracy ann Jacobson e cila ka thënë se kriminelet bashkëpunojnë mes vete pavarësisht vendit prej nga vijnë.
“Sigurimi i mjedisit të qetë dhe të sigurt është çelësi i përmirësimit të cilësisë së jetesë së të gjithë qytetarëve. Për ketë nevojitet që agjencitë e zbatimit të ligjit të hartojnë dhe zbatojnë strategji nismëtare për mbrojtjen e shoqërisë”, ka thënë Jacobson./Gazeta Tribuna/