Një adoleshent nga Karolina e Jugut dyshohet se ka hapur zjarr gjatë pasdites së të enjtes në shkollën fillore në Tounville.
Dy fëmijë dhe një mësues kanë mbetur të plagosur ndërsa vetëm pak çaste para sulmit, u raportua se në një shtëpi aty pranë, ishte zbuluar trupi i pajetë i babait të të dyshuarit.
47-vjeçari Jeffery Osbourne është ekzekutuar me armë zjarri dhe u gjet nga gjyshërit e adoleshentit të dyshuar, i cili i kishte telefonuar duke qarë me dënesë. Ai u ndalua në vendngjarje nga forcat zjarrfikëse dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur për shkak se është nën moshë.