Momente terrori ka përjetuar një grua në banesën e saj në Shëngjin gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.
Persona të pa identifikuar kanë dhunuar me sende të forta shtëpinë e shtetases Rita Puka.
Ngjarja është shënuar pas mesnate në orën 00:50. E njoftuar menjëherë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për indentifikimim dhe kapjen e autorëve. E dëmtuara Puka deklaron se nuk ka patur probleme apo konflikte me persona në mënyrë që të dyshojë tek ndonjë.
Ajo i bën thirrje policisë dhe shtetit kapjen e autorëve pasi është e vetme në shtëpi dhe që nga dita e sotme ajo ndihet e rrezikuar çdo moment të vazhdojë jetesën normale në shtëpinë e saj në Shëngjin.























