Tërnava: Ftoj rininë që të mos marrë rrugën e mërgatës

E publikuar: 01/05/2022 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi jemi në prag të festës së Fitër Bajrami, myftiu Naim Tërnava ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës.

Tërnava ka ftuar të rinjtë që të mos marrin rrugën e mërgatës e mos largohen nga vendi i tyre.

Ai në emisionin “Kandili”, ka thënë se i kanë bërë thirrje Qeverisë që të krijojnë vende të reja të punës.

“Ftoj rininë tonë që të mos marrë rrugën e mërgatës që të mos largohet nga këto troje. Qeverisë i kemi thënë që me një shpejtësi të madhe të krijoj vende të reja të punës në mënyrë që të ruajmë këtë vend sepse zoti na ka krijuar këtu. Marrja e rrugës dhe heqja dorë nga ky vatani, unë e konsideroj edhe mëkat”, ka theksuar Tërnava./InfoSot/