Ternana dhe Crotone e duan, Cani i refuzon

E publikuar: 13/08/2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë nga mbyllja e merkatos së verës, mbetet ende e paqartë e ardhmja e Edgar Canit, sulmuesit shqiptar që është në pronësi të Catanias. Te klubi sicilian hapësirat në formacion për 26-vjecarin janë të kufizuara, ndaj zgjidhja më e mirë për të dyja palët do të ishte transferimin në një ekip tjetër në Serinë B. Sipas mediave italiane, Crotone dhe Ternana, por jo vetëm, kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin, që po studion edhe ofertat që i kanë ardhur nga jashtë Italisë. Cani nuk duket i entuziazmuar për një transferim të mundshëm të nja nga këto dy skuadra të Serisë B, ndaj nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit në Katania.

Gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar Edgar Cani u dha në formën e huazimit në Angli te Leeds United, por pa mundur të lërë shenjë në futbollin anglez. Aktivizimi i paktë Canit gjatë sezoneve të fundit ka ndikuar direkt edhe në mosgrumbulimin e tij në kombëtare nga Gianni De Biasi, që si zgjedhje të parë për sulmin ka dyshen Cikalleshi-Balaj.