Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu për Ekonomia Online ka bërë të ditur se kanë filluar punimet në lagjen “Arbëria” për shtrirjen e rrjetit për 43 objekte banesore.Në këtë lagje sipas saj, do të lidhen në rrjetin e Teromokosit 2 425 konsumatorë të rijnë.
Ajo sqaroi se shtrirja e rrjetit do të bëhet edhe në lagjen Mati1, ku do të kyçen në rrjet 121 objekte banesore.
Sipas saj, vitin e ardhshëm do të kyçen në rrjet edhe 62 objekte të tjera.
“Pjesa e punimeve që ka filluar ditë më parë për kyçje e ngrohjes në lagjen Arbëria përkatësisht 43 objekte banesore të pjesës së poshtme të lagjes Arbëria janë pjesë e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohësit i cili ka filluar vitin e kaluar. Tashmë është shtrirë si rrjet i ngrohjes tek Lagja Mati1 përkatësisht rruga Muharrem Fejza dhe rrugica përreth saj ku do të kyçen 121 objekte banesore”.
“Pjesa tjetër e projektit vazhdon me kyçje e ngrohjes të lagjes Arbëria me 2 425 konsumatorë të rijnë. Ndërsa pjesa tjetër e punimeve do të vazhdojë vitin e ardhshëm edhe me kyçje e 62 objekteve banesore në lagjen në aftësi të parkut të qytetit. Kushtet atmosferike që po mbretërojnë këto ditë kanë lejuar që kjo pjesë e punimeve të zhvillohet pa pengesa”.