Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka befasuar me një deklaratë të dhënë. Ajo në një intervistë për RTV “Dukagjinin” ka thënë se nuk bën të ketë seancë pa një marrëveshje politike. Sipas saj, pozita dhe opozita duhet të ulen, të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që të tejkalohet situata politikë në vend, raporton Gazeta Blic.
E pyetur se a do ta votoj Hashim Thaçin për president, ajo ka thënë se qëndrimin e saj do ta bëjë publik, “kur të vijë koha”.
“Nëse marrë vendim që të mos e votoj, nuk do të qëndroj fare në seancë”, ka thënë Tërmkolli, duke insistuar që të mos ketë seancë pa pasur një marrëveshje ndërmjet opozitës e opozitës, raporton Gazeta Blic.
















