Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pasi që Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat sot në Bruksel as pas tetë orësh diskutimi.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Tërmkolli i ka thënë Kurtit se marrëveshjet e mëdha arrihen vetëm me Amerikën dhe Britaninë, përcjell “Zëri.info”.
Sipas saj, marrëveshje të tilla nuk arrihen me Borrellin dhe për këtë shkak Kosova është në këtë gjendje.