Terminët për viza në rrjete sociale, të dyshimta (Video)

E publikuar: 04/07/2016 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kosovarët ende përballen me pritje për terminë të  vizave  në Ambasadën Gjermane.

“Unë tash e një muaj e kam marrë kontratën e punës në kohëzgjatje prej dy viteve, mirëpo nuk po kam mundësi të bëj termin për të dorëzuar dokumentet. Edhe vëllai im ka provuar prej Gjermanisë të bëjë një termin, por ambasada i është përgjigjur se nuk ka termin për momentin”, ka thënë një qytetar i njohur për redaksinë, por i cili nuk ka dashur t’i zbulohet identiteti.

Kohëve të fundit, qytetarët kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër për të lënë termine.

“Termine për Viza Gjermane” dhe “Termine për Viza Turistike Gjermane online”, janë dy nga faqet në rrjetin social “Facebook”, të cilat po i shfrytëzojnë për të lënë termine.

Për më shumë ndiqeni kronikën /GazetaTribuna/