Tërmeti në Zelandën e Re, tri lopë bllokohen në një “ishull” (Foto)

E publikuar: 14/11/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri lopë janë bllokuar në një “ishull” me bari.

Ato kanë mbetur të rrethuar nga dheu i shembur i cili ka rrëshqitur për shkak të tërmetit të fuqishëm i shkallës 7.8 ballë që ka goditur dje Zelandën e Re.

Sot është raportuar se nga ky tërmet, deri më tani, kanë mbetur dy të vdekur si dhe se ka shkaktuar dëme miliardëshe.