Tërmet i ri me fuqi 2.4 ballë të Rihterit është ndjerë mbrëmë në orën 23:00 në Maqedoni.
Sipas Qendrës makroseizmike evropiane, epiqendra ka qenë 58 kilometra në lindje të Shkupit në thellësi prej 2 kilometrave.
Nuk ka informacione për dëme materiale nga tërmeti. Ditëve të fundit në Maqedoninë jugore është ndjerë tërmet që e dridhi edhe Greqinë.
Javën e kaluar tërmete kishte në Ballkan, në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Telegrafi.

















